Buranija me spinaq e veze eshte nje pjate e shijshme dhe me siguri e pasur me vitamina. Duke i hedhur siper edhe vezen , mund ta sherbejme si pjate te vetme. Nje recete e thjeshte , por qe te kenaq me shijen e saj.
Si fillim lajme mire ne uje te rrjedhshem spinaqin . Pastrojme gjithashtu edhe qepet. Ne nje tenxhere te gjere hedhim vaj ulliri dhe grijme ne te qepet . I kaverdisim per disa minuta e me pas shtojme orizin . I trazojme mire . I shtojme uje dhe e leme te zieje .
Kur orizi eshte gjysme i zier shtojme spinaqin . Shtojme pak kripe, pak piper dhe pak uje nese ka nevoje . Mbulojme tenxheren me kapak duke e lene te zieje ngadale derisa te jete shteruar uji dhe orizi te jete zier. Kur gjella eshte gati shtojme pak nenexhik ose koperr te grire , e trazojme ngadale dhe fikim zjarrin . Shtojme ne fund vezet duke i thyer siper dhe e mbulojme tenxheren me kapak .
E leme keshtu te mbuluar ne menyre qe vezet te piqen me nxehtesine e gjelles. Sherbejme gjellen te ngrohte duke e servirur cdo personi edhe nga nje veze ne pjate.