Ne nje mikser vendosim biskotat, kikirikat, dhe cokollaten dhe i grijme.
Me pas i bashkojme me gjalpin dhe ne nje tepsi te cilen me perpara e kemi veshur me leter furre i hapim duke vendosur edhe pak nga anet.
Tepsin e vendosim ne ngrirje per 5 minuta.
Fillojme nderkohe dhe pergatisim mbushjen.
Ne nje tas rahim vezet bashke me sheqerin dhe vaniljen, shtojme filadelfian dhe i perzjejme deri sa te krijojme nje mase homogjene.
Ne nje tas te vogel hedhim lengun e limonit, niseshten i perzjejme dhe me pas ja shtojme mbushjes se Cheesecake qe jemi duke pergatitur.
Perfundojme duke shtuar panen dhe te gjithen e hedhim tek biskotat te cilat tashme jane ngrire dhe e vendosim ne furre me 170 grade per 50 minuta.
Per salcen e cokollates: Shkrijme cokollaten ne mikrovale ose ne banjomari dhe me pas e bashkojme me panen te cilen e kemi ngrohur.
Ne fillim mund te na duket e holle, por nese e lem te ftohet per disa minuta, ajo do te trashet dhe ne fund ja hedhim siper Cheesecake tone.
E dekorojme me kikirike.