Kjo mënyrë gatimi përdoret kur mishi është pak i madh. Priten dy copa për racion (nga pjesa e hollë e shtyllës kurrizore, pjesa e sipërme ose e brendshme), rrihet me rrahësen, u jepet forma e rrumbullakët dhe u hidhet kripë e piper. Lyhen me miell, skuqet lehtë, rreshtohen në tavë dhe përgatitet salca.