Per te pergatitur Troftat te mbeshtjella me proshute, duhet se pari te lajme dhe te pastrojme peshkun nga luspat.
Me pas e marinojme ne 2 luge uthull dhe uje. Nderkohe pergatisim pjesen tjeter.
Ne nje tas vendosim hurdhren, majdanozin e copetuar, buken e thekur, djathin dhe i perzjejme mire sebashku me veren dhe vajin e ullirit.
Mbushim troften me masen e pergatitur dhe i mbeshtjellim me fetat e proshutit duke i mbuluar te gjitha.
I vendosim ne nje tepsi te lyer me vaj dhe i pjekim per 15 minuta ne 180 grade.
Pasi kane kaluar 15 minuta nxjerrim troftat nga furra, u shtojme veren dhe i rivendosim ne furre per 15 minuta te tjera. Pasi kesaj trofta jone e mbeshtjelle me proshute eshte gati.