Fillojmë të përgatisim qoftet. Përziejmë te gjithë përbërësit mirë në një enë qelqi. Pastaj i shtojmë pak miell sa të mbledhim brumin e pak vaj ulliri. Pasi e mblodhëm mirë, e ndajmë brumin në pjesë të vogla si lajthi.I vendosim qoftet e vogla në një tavë e ndërkohë përgatisim salcën.
Në një tigan me kapak hedhim vaj ulliri dhe qepën e grirë hollë. I kavërdisim mirë e më pas shtojmë selinonë e grirë me grirësin elektrik dhe hudhrën e grirë. I trazojmë mirë e më pas shtojmë salcën e domates. I mbulojmë me kapak dhe e lemë disa minuta të ziejë. Më pas i shtojmë 150 ml ujë të ngrohtë dhe sa të fillojë të marrë valë shtojmë qoftet dhe bizelet.
Të gjitha bashkë i lemë te ziejnë ngadalë përreth 30 minuta duke e mbuluar tiganin me kapak.Shërbejmë qoftet me bizele të ngrohta duke i shoqëruar me feta buke.
Ju bëftë mirë!