disa te brendshmet e gjelit te detit (melcia,plendesi,qafa)
pak kripe
pak nenexhik i fresket e pak i thate
pak vaj ulliri
Përshesh me kulaç gruri Directions
Si fillim vendosim të ziejë mishi në një tenxhere me ujë. I hedhim më pas pak kripë.
Ndërkohë përgatisim qepët. I qërojmë, i lajmë e i grijmë në copa të vogla. I hedhim në një tigan me vaj ulliri. I vendosim në zjarr e fillojmë ti kavërdisim. Shtojmë pas pak edhe copat e plëndësit. I kavërdisim mirë së bashku. Qepa duhet të bëhet në ngjyrë të verdhë. Më pas i hedhim në tenxheren ku ziejmë mishin e i mbulojmë me kapak. I lemë në këtë mënyrë të ziejë përreth 40 minuta. Shtojmë më pas edhe nenexhikun.
Bëjmë kulaçin në copa të vogla. I hedhim në një tenxhere. Marrim lëngun e përgatitur dhe të nxehtë e hedhim mbi copat e kulaçit. Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë në këtë mënyrë derisa të jenë zbutur copat e kulaçit.
E hedhim përsheshin në pjatancë dhe e shërbejmë të ngrohtë të shoqëruar me mish gjel deti.