Bakllava ShqiptareFeatured

Bakllavaja është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendet ballkanike dhe jo vetëm. Kjo ëmbëlsirë është e bërë me petë të mbushura me arra, (bajame, lajthi,pistak në disa vende), dhe e regjur me sherbet ose mjaltë në disa vende të tjera.

Bakllavaja është karakteristike e kuzhinës së Azisë Qendrore e Jugperëndimore dhe e të gjitha shteteve që kanë qenë nën sundimin e Perandorisë Otomane.

Thuhet që origjina e bakllavasë vjen nga Turqia. Në ditët e sotme kjo ëmbëlsirë është e njohur nga të gjithë.

Easy
Fairly cheap

Bakllava Shqiptare
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 12 Person(s)

Perberesit per brumin

  • 1 kg miell
  • 4 te verdha veze
  • 2 gota uje te vaket
  • 1 filxhan vaj ulliri
  • 0.5 luge kafeje kripe
  • pak niseshte

Perberesit per mbushjen

  • 1 kg arra te qeruara
  • 500 gr gjalpe i shkrire

Perberesit per sherbetin

  • 1.7 kg sheqer
  • 1.2 l uje
  • 0.5 limon

Bakllava Shqiptare Directions

  1. Përgatitja për Bakllava Shqiptare
  2. Hedhim miellin e situr në tavolinën e punës. Hapim një gropëz në mes të miellit ku hedhim të verdhat e vezëve, filxhanin e vajit, kripën dhe ujin e ngrohtë. Fillojmë e ngjeshim me kujdes brumin. Nëse e shikojmë të nevojshme mund të shtojmë përsëri pak ujë të ngrohtë.
  3. Vazhdojmë të ngjeshim brumin derisa të arrijmë një masë homogjene dhe të njëtrajtshme.Brumin e përgatitur e fusim në një qese dhe e lemë të pushojë përreth një orë.
  4. Pasi ka kaluar një orë, marrim brumin e përgatitur dhe e presim në toptha të vegjël. Hedhim pak niseshte në tavolinën e punës dhe vendosim topin e vogël të brumit. E hapim me kujdes me okllahi (pec), derisa të arrijmë një petë të hollë. Duhet të kemi kujdes që mos ti prishim apo çajmë. Petët duhet të jenë perfekte. Vazhdojmë kështu derisa të kemi mbaruar të gjithë brumin. Petët e përgatitura i vendosim me kujdes që të thahen pak.
  5. Vendosja e petëve në tavë
  6. Pasi petët janë tharë pak i marrim dhe i vendosim një e nga një në një tavë të lyer me gjalpë.
  7. Duhet të kemi kujdes që çdo petë ta spërkasim me gjalpë sipër e pastaj të vendosim tjetrën. Pasi kemi vendosur rreth 6-7 petë hedhim sipër një shtresë me arra të grira. Vendosim petën sipër, e spërkatim me gjalpë, vendosim një petë tjetër, e lyejmë edhe këtë me gjalpë dhe shtrojmë përsëri një shtresë me arra. Vazhdojmë në këtë mënyrë duke alternuar petët dhe arrat. Në fund e mbulojmë me 7-8 petë. Edhe petën sipër e lyejmë me gjalpë. E presim bakllavanë në copa në formë rombi.
  8. E vendosim tavën me bakllava në furrë të nxehtë 100°C përreth 2 orë. 15 minutat e fundit të pjekjes e ngremë temperaturën e furrës në 150°C.
  9. Heqim bakllavanë nga furra dhe e lemë të ftohet.
  10. Përgatitja e sherbetit të Bakllavasë
  11. Në një tenxhere të thellë hedhim ujin. Pasi uji vlon hedhim sheqerin. E trazojmë mirë, shtojmë dhe një lugë lëng limoni i cili e ndihmon sherbetin që të mos të ngrijë pasi të ftohet. E vendosim sherbetin të ziejë derisa të shkrijë komplet sheqeri.
  12. Përgatitja përfundimtare e Bakllavasë
  13. Pasi bakllavaja është ftohur komplet i hedhim sipër sherbetin jo shumë të nxehtë (rreth 80-85°C). E lemë të regjet mirë disa orë e më pas e shërbejmë bakllavanë në copa.
  14. Ju bëftë mirë !

Top