Lakra e bardhë pritet në fije të holla ose në copa katrore. Zarzavatet e tjera priten në fije ose rripa ndërsa patatet në kubikë mesatarë. Në lëngun e mishit ose në ujë të valuar hidhet lakra e prerë dhe pas 5 minutash shtohen patatet. Në tigan me yndyrë kaurdisen qepët, karotat, selinoja e grirë hollë dhe pak miell. Pas kaurdisjes shtohen domatet ose salca dhe sëbashku hidhen në supë.
For 2 Person(s)
|