Ndajeni mishin për së gjati në mes, por pa e prerë deri në fund, në mënyrë që të dalë një fetë e madhe e hollë. Rregullojeni mishin me kripë e piper dhe shtroni gështenjat, kajsitë dhe rigonin. Mbështilleni në formë roleje dhe lidheni me spango në mënyrë që të ruajnë formën.
Në një tenxhere treteni gjalpin dhe kaurdisni në të qepët, preshët, karotat, hudhrën dhe xhinxherin. Rregullojeni masën me kripë e piper dhe shtrojeni në një enë balte ose pireks. Vendoseni mishin mbi përimet e kaurdisura. Shtoni verën, mjaltin, baharin dhe gjethet e dafinës.
Mbulojeni enën e baltës dhe piqeni gjellën në furrë në tempëraturë 160° Celsius për rreth 3 orë. Pasi gjella të jetë gati, priteni mishin në feta, spërkateni me salcën e vet dhe mund ta shoqëroni me pure patatesh.
Ju befte mire !