Zorrët e qengjit pastrohen mirë dhe lahen duke i kthyer nga të dyja anët. Merren mëlçitë, gjëndrat, dhjamërat, mushkëritë dhe priten në copa kubike mesatare. U hidhet kripë, piper i zi, rigon të cilat përzihen e me pas shkohen me radhë në hell një copë mushkëri, një copë gjendër, një copë mushkëri e kështu me radhë.