Rrihen të bardhat e vezës me pak kripë dhe pastaj shtohet lëngu i limonit, sheqeri dhe e përziejmë masën. Shtohet mielli dhe piqet në tavë të lyer dhe të mbuluar me letër për pjekje në temperaturë 180 gradë për 30 minuta.
Në një enë hedhim 2 lugë vaj dhe çokollatën e bardhë. Pasi të shkrihet, lyhet shtresa e parë dhe mbi të hidhet shtresa e dytë, e cila lyhet me krem karamel, i cili është përgatitur më parë (në një tigan hidhet 8 lugë gjelle sheqer dhe lihet derisa të karamelizohet), pastaj shtohet margarina e copëtuar.
Të verdhën e vezës e përziejmë me 2 lugë gjelle sheqer derisa zbardhet dhe pastaj masën që përftuam e hedhim te kremi karamel, po aty i hedhim kikirikët e copëtuar dhe e hedhim në tavë. Sipër kësaj hedhim çokollatë të zezë të shkrirë dhe 2 lugë gjellë vaj. Pastaj e zbukurojmë me kikirikë.
Ju befte mire !