Petulla te shpejta Featured

Category: 
Brumëra

Petullat jane vertet te shijshme kur i shijon te sapo gatuara me mjalte siper e kanelle . Jane te shumta recetat per petullat por ne sot po ju sugjerojme nje recete shume te shpejte e te thjeshte . Mund ta gatuani ne mengjes apo pasdite per familjen tuaj. 

Super easy
Cheap

Petulla te shpejta
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Petulla

  • 200 gr miell
  • 300 ml uje i ngrohte
  • vaj per skuqje
  • 2 veze
  • pak kripe

Petulla te shpejta Directions

  1. Ne nje ene qelqi , sitim me kujdes miellin. Ky proces eshte i rendesishem pasi eviton krijimin e kokrrizave. Hedhim kripen dhe e perziejme pak. Me pas , hedhim dhe dy vezet dhe i trazojme me kujdes . 
  2. Ne hapin tjeter hedhim ujin , i cili duhet te jete i vaket . E trazojme mire brumin e krijuar derisa te arrijme nje mase te njetrajtshme e pa kokrriza . Vendosim ne zjarr tiganin ku kemi hedhur vaj per skuqje . Pasi eshte nxehur hedhim me kujdes me luge pjese nga masa e brumit.
  3. Mund te jete e nevojshme ti kthejme petullat . Pasi jane skuqur nga te dyja anet , i heqim nga zjarri . Shtojme mjalte sipas deshires dhe pak kanelle pluhur. 
  4. Ju befte mire ! 

Top