Ne nje tas hedhim 3 luge vaj ulliri, dhe me rradhe shtojme te gjitha erzat, duke perfshire edhe kripen.
I perzjejme deri sa te bashkohen me vajin. Shtojme filetot e pules dhe i perzjejme ne menyre qe te gjitha te lyhen me vajin e erzat.
I lem te marinohen per minimum 30 minuta dhe me pas ne nje tepsi te mbuluar me leter furre, i vendosim ne soben e ngrohur paraprakisht me 180 grade Celsius.
Pasi i kemi futur ne furre filetot e pule, duhen rreth 20 minuta qe ato te behen, edhe pse fuqia e sobes ndikon shume ne kohen e pjekjes se filetove.
Keshtu qe duhet te shikoni qe kane marre nje ngjyre te bukur te florinjt te kuq.
I kthejme ne krahun tjeter dhe perfundojme pjekjen.
Kujdes nuk duhet te shtoni me vaj pervec atij qe keni perdorur per te marinuar pulen.