Bakllava turke
Category:
Bakllavaja është ëmbëlsira që nuk mungon në tavolinat tona në festat e fundvitit. Kjo recetë që ne japim këtu është ajo e bakllavasë turke që është më e lehtë se ajo klasikja . Duhet pak durim për përgatitjen e kësaj ëmbëlsire, por mundimi ia vlen kur kënaqim familjarët tanë.
Easy
Fairly cheap
Preparation time
Cooking time
Ingredients
For 12 Person(s)
Bakllava turke
- 700 gr miell
- 200 ml vaj misri
- 70 ml qumesht
- 70 ml kos
- 2 te verdha veze
- 1 veze e plote
- 1 luge gjelle limon i shtrydhur
- 600 gr gjalpe i shkrire
- pak niseshte
- 500 gr arra te qeruara e te grira
Sherbeti
- 1.2 l uje
- 1.8 kg sheqer
- pak vanilje dhe karafil(sipas deshires)
Bakllava turke Directions
- Pergatitja per bakllava turke
- Sitet mielli dhe hapet në formë rrethore. Hidhen të gjithë përbërit brenda përveç gjalpit. Përzihet masa me dore duke marrë pak nga pak miell, derisa të laget e gjithë masa e miellit. Ngjishet brumi si brumë byreku dhe mbështillet me qeskë kuzhine dhe lihet për një orë të pushojë.Më pas merret brumi dhe ndahet në tetë pjesë.
- Çdo pjesë ndahet në 10 toptha të vegjël. Merren 10 të parët dhe hapen me diametër rreth 20 cm duke i spërkatur vetëm njëherë me niseshte. Pasi janë hapur të 10 petët e para me diametër 20 cm, vendosen njëra mbi tjetrën. Bëhet një kryq me pec (okllahi) mbi petët duke i shtrënguar që të mos lëvizin.
- I hapim petët njëherësh me pec (okllahi) sa diametri i tepsisë që kemi. I shtrojmë në tepsi. Hedhim shtresën e parë të arrave.
- Kështu vazhdojmë edhe me pjesët e tjera të brumit. Mbasi kemi hedhur dhe shtresën e fundit të petëve, e presim bakllavanë me kujdes në formë rombi dhe sipër hidhet gjalpi i shkrirë i nxehtë.Fusim bakllavanë të piqet ne furrë të nxehtë.
- Piqet për 2 orë në temperaturën 100°C dhe 30 minuta në 150°C, (koha e pjekjes varet edhe nga lloji i sobës). Duhet të shohim që bakllavaja sipër të ketë marrë një ngjyrë të bukur. Pasi është pjekur, nxjerrim bakllavanë dhe e lemë të ftohet.Sherbeti për bakllava turke hidhet 24 orë pas pjekjes.
- Përgatitja e sherbetit të Bakllavasë
- Pasi vlon uji, hidhet 1.8 kg sheqer, vanilje, karafil sipas dëshirës. Pasi vlon për 5 minuta, e heqim nga zjarri dhe e lemë të ftohet pak dhe e hedhim sipër bakllavasë.Lemë bakllavanë të ftohet komplet dhe e shërbejmë në copa.
- Ju bëftë mirë !
|