Makarona me kunguj ne furreFeatured

Category: 
Easy
Cheap

Ingredients

For 4 Person(s)

Makarona me kunguj ne furre

  • 320 gr makarona me forma
  • 40 gr djathe i forte deleje
  • 30 gr kikirike
  • 500 gr kungulleshka
  • 3 qepe te vogla
  • 200 gr djathe i perzier lope dhe dhie
  • 1 tufe borzilok
  • vaj ulliri
  • kripe dhe piper

Makarona me kunguj ne furre Directions

  1. Fillimisht presim në feta të holla kungulleshkat. Në një tigan hedhim katër lugë vaj dhe skuqim qepen deri sa të marrë ngjyrë , të cilën e kemi prerë hollë.
  2. Pasi të ketë marrë ngjyrë shtojmë kungujt, kripë, piper dhe i lemë të skuqen në zjarr të mesëm për rreth 7-8 minuta.
  3. Në një mikser hedhim gjethet e borzilokut dhe 2/3 e kungulleshkave. Shtojmë gjysmën e dy djathërave. E përziejmë masën në mikser derisa të krijojmë një masë homogjene.
  4. Ziejmë makaronat në ujë të kripur. Pasi t’i kemi kulluar, shtojmë salcën e përgatitur, pak vaj dhe pjesën e mbetur të kungulleshkave.
  5. Në një tavë hedhim pak vaj dhe më pas makaronat. Shtojmë kikirikët dhe pjesën e mbetur të djathërave.
  6. Makaronat i pjekim për rreth 35 minuta në furrë me 180 gradë, të ngrohur më parë.
  7. Ju befte mire !

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top