Marrim qepët, i qërojmë e i pastrojmë. Më pas i vendosim të ziejnë në një tenxhere me ujë e kripë. Mund ti ziejmë edhe në tenxhere me avull. I lemë të ziejnë përreth 9-10 minuta. Më pas marrim qepët dhe i presim përgjysëm me thikë. I vendosim gjysmat e qepëve mbi një tavë ku kemi vendosur letër furre.
Në një grirës elektrik hedhim bukën e majdanozin dhe i grijmë. Masën e përgatitur e hedhim në një enë ku shtojmë djathin e grirë, borzilok e pak piper. I trazojmë mirë.
Marrim nga një lugë nga masa e përgatitur dhe ua hedhim qepëve sipër. Përfundojmë përgatitjen me pak vaj ulliri mbi qepët. Vendosim tavën në furrë të nxehtë 180°C përreth 30-40 minuta.