Qepe ne furre
Category:
Qepë në furrë janë ideale për të shoqëruar pjata mishi ose peshku. Të gatuara në këtë mënyrë, qepët janë shumë të shijshme.
Super easy
Cheap
Preparation time
Cooking time
Ingredients
For 4 Person(s)
Qepe ne furre
- 6 Qepe te kuqe e te bardha
- 2 feta buke
- pak majdanoz
- pak borzilok
- 1 luge gjelle djath parmixhan i grire
- pak kripe
- pak piper
- pak vaj ulliri
Qepe ne furre Directions
- Marrim qepët, i qërojmë e i pastrojmë. Më pas i vendosim të ziejnë në një tenxhere me ujë e kripë. Mund ti ziejmë edhe në tenxhere me avull. I lemë të ziejnë përreth 9-10 minuta. Më pas marrim qepët dhe i presim përgjysëm me thikë. I vendosim gjysmat e qepëve mbi një tavë ku kemi vendosur letër furre.
- Në një grirës elektrik hedhim bukën e majdanozin dhe i grijmë. Masën e përgatitur e hedhim në një enë ku shtojmë djathin e grirë, borzilok e pak piper. I trazojmë mirë.
- Marrim nga një lugë nga masa e përgatitur dhe ua hedhim qepëve sipër. Përfundojmë përgatitjen me pak vaj ulliri mbi qepët. Vendosim tavën në furrë të nxehtë 180°C përreth 30-40 minuta.
- Nxjerrim tavën dhe i shërbejmë qepët të ngrohta.
- Ju befte mire !
|