Ne fillim të recetës përziejmë mishin e grirë me qepën, vezën, galetën, kripën, piperin dhe pak arrë moskat. Me brumin e përftuar formojmë zare të vegjel dhe mes tyre vendosim nga një copëz arrë.
Qoftet i lyejmë me miell dhe galetë të përzier së bashku dhe i skuqim në tenxhere me shumë vaj dhe me zjarr jo shumë të fortë. Qoftet lihen deri në momentin kur marrin një ngjyrë të artë e më pas i nxjerrim nga tigani.