Lajmë spinaqin, e grijmë dhe i japim një valë me ujin e vet. Në një tas përziejmë mirë kosin me 3 vezë dhe hedhim kripën dhe piperin. Pasi i kemi dhënë valë spinaqit e vendosim në tavë dhe e përziejmë me masën e përgatitur.
Pjesën e vezëve të mbetura i vendosim sipër spinaqit që kemi vendosur në tavë. Tavën e vendosim në furrë të nxehur më parë më temperaturë 200 gradë C dhe i lejmë deri sa të mpikset veza.