Byrek me mish
Category:
Byreku me mish një pjatë unike në tryezë e cila mund të përdoret si antipastë e shoqëruar me një gotë vere të kuqe.
Easy
Fairly cheap
Preparation time
Cooking time
Ingredients
For 6 Person(s)
Perberesit per brumin
- 350 gr miell
- pak kripe
- 10 ml vaj ulliri
- 150 ml uje i vaket
Per mbushjen e byrekut
- 300 gr ragu ose mish i grire
- 2 kokrra qepe mesatare
- 200 gr salce domate
- 300 gr pete te thata
- pak kripe
- vaj ulliri
- pak piper
Byrek me mish Directions
- Si fillim përgatisim brumin për petët. Hedhim miellin në një ene qelqi ku shtojmë rreth 150 ml ujë te vaket, vaj ulliri dhe pak kripe. E ngjeshim brumin mirë derisa të arrijmë një masë homogjene. E mbulojmë me pecetë kuzhine enën ku kemi brumin dhe e lemë të pushojë përreth 20 minuta.
- Ndërkohë vazhdojmë me përgatitjen e mbushjes se byrekut.Ne një tigan, skuqim qepen e prere ne kube me pak vaj ulliri. Pasi qepa është kaverdisur, shtojmë salcën e domates. Me pas shtojmë mishin dhe i leme për disa minuta ne zjarr.
- Shtojmë kripe dhe pak piper.Pasi kemi hapur petët në tavë, shtojmë mbushjen. Sipër shtojmë dhe disa pete të thata. Në këtë mënyrë byreku merr një shije të veçantë.Shtojmë dhe 2-3 petë të tjera duke hedhur pak vaj ulliri midis petëve.
- Mbyllim byrekun dhe më pas shtojmë dhe petën e fundit.Përpara se ta pjekim, byrekun duhet ta presim.Byrekun e pjekim në furë në temperaturën 200°C për 40 minuta! Me pas e servirim te ngrohte.
- Ju bëftë mirë!
|