Laker e bardhe e zier Featured

Category: 

Lakra e bardhë e zier është një pjatë e shijshme për të shoqëruar pjatanca mishi apo peshku apo për tu konsumuar thjesht si sallatë. Sigurisht fute tek kategoria me receta te shendetshme. Koka e lakrës ka shumë veti të dobishme për organizmin tonë. Ajo është e pasur me kripëra minerale, me acid folok, vitamina A, vitamina C e shumë të tjera. Këshillohet që të konsumohet shpesh. Ne e kemi sjellë në këtë recetë të zier por fare mirë mund ta konsumoni krudo si sallatë.

Super easy
Cheap
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Laker e zier

  • 1 kokerr laker
  • 5 luge gjelle vaj ulliri
  • 1 karrote
  • pak kripe
  • pak piper
  • 1 gjethe dafine
  • 0.5 limon

Laker e bardhe e zier Directions

  1. Marrim lakrën dhe e pastrojmë nga gjethet e dëmtuara. E shpëlajmë dhe e presim në katër pjesë. Eliminojmë pjesën e fortë në mes. Më pas e presim në copa dhe e vendosim në tenxhere me ujë. Shtojmë gjithashtu edhe karotat e qëruara e të prera në copa.
  2. I hedhim kripë dhe gjethe dafine dhe i lemë të ziejnë. Pasi janë zier, i kullojmë mirë. I hedhim në pjata ku sipër hedhim pak vaj ulliri, pak piper e lëng limoni sipas dëshirës.Zbukurojmë pjatën me feta limoni.
  3. Shërbejmë lakrën e zier si sallatë për të shoqëruar pjatanca mishi.
  4. Ju befte mire ! 

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top