Asparag te mbeshtjelle me pete sfoliat Featured

Category: 

Asparag të mbështjellë me petë sfoliat janë një antipastë e shijshme shumë e veçantë. Farat e lulëkuqes sipër i japin përveçse një pamje të këndshme, por edhe një shije ndryshe. Kjo antipastë është shumë e thjeshtë në përgatitje, por që do të ketë sukses te miqtë tuaj.

Easy
Cheap
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Asparag te mbeshtjelle me pete sfoliat

  • 2 pete sfoliat
  • 1 kg asparag (shparg)
  • pak kripe
  • pak fara lulekuqe
  • 1 te verdhe veze

Asparag te mbeshtjelle me pete sfoliat Directions

  1. Si fillim marrim asparagët dhe i pastrojmë. Presim pjesën e poshtme të bishtit dhe lemë atë të butën, ( ato që hoqëm mund ti përdorim për të bërë një brodo).
  2. Në një tenxhere me avull vendosim me kujdes asparagët e pastruar dhe të shpëlarë dhe i hedhim sipër pak kripë. I lemë të ziejnë disa minuta sa të zbuten pak.Më pas i lemë të ftohen pak.
  3. Presim petën sfoliat në rripa të hollë. Marrim asparagët një e nga një dhe i veshim me sfolian. I vendosim asparagët kështu në një tavë me letër furri poshtë.Vazhdojmë në këtë mënyrë derisa të mbarojmë gjithë asparagët.
  4. Pasi i kemi vënë në tavë me kujdes i lyejmë me anë të një furçe me të verdhën e vezës të rrahur.Sipër u hedhim farat e lulëkuqes.Vendosim tavën në furrë të piqet në furrë të nxehtë 200°C për disa minuta, derisa të shohim që sfolia sipër është skuqur.
  5. Heqim tavën nga furri dhe e lemë të ftohet pak. Hedhim asparagët e përgatitur në një pjatë dhe i shërbejmë.
  6. Ju bëftë mirë !

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top