KompekajFeatured

Category: 

Kompekaj është një ëmbëlsirë e njohur shqiptare.

Super easy
Cheap
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 6 Person(s)

Brumi i peteve

  • 180 gr miell
  • 60 ml uje
  • 60 gr gjalpe

Mbushja

  • 10 veze
  • 170 gr miell
  • 150 gr sheqer
  • 100 gr arra
  • 2 luge gjelle kakao

Kompekaj Directions

  1. Përgatitja e petëve për Kompekaj
  2. Si fillim, nisim me përgatitjen e petëve që do të na duhen për pjesën e sipërme dhe të poshtme të ëmbëlsirës! Hedhim miellin në një enë dhe më pas shtojmë ujin. Në fillim e trazojmë me ndihmën e një luge dhe me pas e ngjeshim me duar. E kalojmë brumin në tavolinën e punës dhe e punojmë derisa të arrijmë një masë homogjene.
  3. Me pas e hapim dhe e lyejmë me gjalpë në të gjithë sipërfaqen.E palosim petën tre herë dhe me pas e hapim përsëri. E palosim kësaj radhe ne 4 pjese dhe leme te pushoje për 30 minuta ne frigorifer.
  4. Në hapin tjetër brumin e ndajmë në dy pjesë. Gjysmën e brumit e hapim për pjesën poshtë dhe tjetrën për sipër.Lyejmë tavën me gjalpë dhe vendosim në të petën e hapur duke mbuluar anët e tavës.
  5. Përgatitja e mbushjes
  6. Si fillim rrahim vezët me sheqerin derisa të arrijmë një masë të fryrë dhe të qëndrueshme.Pasi ka përfunduar rrahja, hedhim me kujdes miellin duke e përzier ngadalë nga poshtë lart. Në fund hedhim arrat të lyera me pak miell.
  7. Mbushja hidhet në tave duke lënë rreth 1/4 e masës në enë. Masës që ngeli i shtojmë kakao. E përziejmë mire dhe më pas e hedhim dhe të në tave.
  8. Shtojmë sipër petën tjetër të cilën e lyejmë me kujdes me të verdhë veze.Ëmbëlsirën e fusim në furë për pjekje në temperaturën 180°C për 40 minuta.Pasi kompekaj është pjekur, e lemë të ftohet dhe më pas e presim ne copa.Me pas vazhdojmë të përgatisim sherbetin.
  9. Përgatitja e Sherbetit
  10. Pasi kemi përgatitur sherbetin dhe ka arritur temperaturën 80-85°C e hedhim sipër ëmbëlsirës.E mbulojmë me kapak ose me letër kuzhine dhe pas disa orës shërbejmë në pjata.
  11. Ju bëftë mirë!

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top