Speca me domate
Category:
Specat e pjekur të shoqëruar me domate të skuqura janë një pjatë verore e shijshme. Në këtë stinë perimet janë të freskëta dhe të mira dhe me to mund të gatuajmë shumë pjata të ndryshme. Specat e gatuara në këtë mënyrë mund edhe ti përziejmë me makarona ose shoqërojmë një pjatë mishi.
Super easy
Cheap
Preparation time
Cooking time
Ingredients
For 4 Person(s)
Speca me domate
- 1 spec i kuq i madh
- 1 spec i bardhe
- 1 spec jeshil
- 400 gr domate te fresketa
- 4 thelpinj hudhre
- 3 qepe te njoma
- pak kripe
- pak piper
- pak majdanoz
- 3 luge gjelle vaj ulliri
Speca me domate Directions
- Si fillim lajmë mirë specat dhe i thajmë me letër. Vendosim specat në zgarë të piqen.
- Më pas pasi i kemi qëruar mirë, i presim në copa.Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe grijmë hollë qepën e njomë dhe hudhrën.
- E kavërdisim pak derisa të zbutet. Më pas shtojmë domatet e prera në copa. Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë të ziejë për pesë minuta.
- Më pas shtojmë specat e prera, pak kripë e pak piper. Mbulojmë me kapak përsëri dhe e lemë të ziejë me zjarr të ngadaltë derisa të shohim që salca është lidhur.
- Pasi është gati, në fund shtojmë majdanoz të grirë hollë dhe e trazojmë.
- Hedhim specat me domate në pjatë dhe i shërbejmë.
- Kjo pjatë mund të shijohet edhe e ftohtë.
- Ju bëftë mirë !
|