Salca Tzatziki
Salca tzatziki është shumë e mirë për të shoqëruar pjatanca me mish e perime. Dhe jo më kot gjen një përdorim të gjerë në përgatitjen e sufllaqeve.
Super easy
Cheap
Preparation time
Ingredients
For 4 Person(s)
Salca Tzatziki
- 2 gota kos grek ( ose salce kosi)
- 2 kastravec
- 2 luge vaj ulliri
- 3 thelpinj hudhre
- 1 luge koperr e grire holle
- pak kripe
- pak piper
- gjysme limoni
Salca Tzatziki Directions
- Si fillim qërojmë kastravecat. I presim në copa shumë të vogla me thikë. Më pas i hedhim kripë, i përziejmë dhe i vendosim në një kullonjëse. I lemë kështu përreth gjysëm ore, në këtë mënyrë humbin ujin që kanë.
- Më pas hedhim kosin në një grirës elektrik, shtojmë me radhë gjithë përbërësit e tjerë, fillojmë me kastravecin e kulluar, vajin e ullirit, lëngun e limonit, thelpinjtë e hudhrës të qëruar, koprrën, pak kripë e pak piper. I grijmë mirë derisa të jenë përzier mirë të gjithë përbërësit.
- Salcën e përgatitur e hedhim në një enë qelqi të cilën e mbulojmë me kapak. E lemë në këtë mënyrë përreth një orë përpara se ta shërbejmë.
- E servirim salcën tzatziki për të shoqëruar një pjatë me mish në zgarë ose perime.
- Ju bëftë mirë!
|