Përshesh me kulaç gruri
Category:
Përsheshi i përgatitur me kulaç gruri është shumë i shijshëm. Përgatitet me lëngun e mishit të gjelit të detit.
Super easy
Cheap
Preparation time
Cooking time
Ingredients
For 6 Person(s)
Pershesh
- 1 kg kulac me miell gruri
- 500 gr qepe
- disa te brendshmet e gjelit te detit (melcia,plendesi,qafa)
- pak kripe
- pak nenexhik i fresket e pak i thate
- pak vaj ulliri
Përshesh me kulaç gruri Directions
- Si fillim vendosim të ziejë mishi në një tenxhere me ujë. I hedhim më pas pak kripë.
- Ndërkohë përgatisim qepët. I qërojmë, i lajmë e i grijmë në copa të vogla. I hedhim në një tigan me vaj ulliri. I vendosim në zjarr e fillojmë ti kavërdisim. Shtojmë pas pak edhe copat e plëndësit. I kavërdisim mirë së bashku. Qepa duhet të bëhet në ngjyrë të verdhë. Më pas i hedhim në tenxheren ku ziejmë mishin e i mbulojmë me kapak. I lemë në këtë mënyrë të ziejë përreth 40 minuta. Shtojmë më pas edhe nenexhikun.
- Bëjmë kulaçin në copa të vogla. I hedhim në një tenxhere. Marrim lëngun e përgatitur dhe të nxehtë e hedhim mbi copat e kulaçit. Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë në këtë mënyrë derisa të jenë zbutur copat e kulaçit.
- E hedhim përsheshin në pjatancë dhe e shërbejmë të ngrohtë të shoqëruar me mish gjel deti.
- Ju bëftë mirë !
|