Supe krem perimesh
Category:
Supa e perimeve është një pjatë e parë e lehtë dhe e shëndetshme. Nëse fëmijëve tuaj nuk ju pëlqejnë perimet, atëherë mund ta grini supën me grirës elektrik derisa të arrini një krem të shijshëm perimesh. Në këtë mënyrë e gjithë familja do të mund të shijojë një pjatë të shëndetshme. Kjo është një pjatë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Në këtë recetë mund të shtoni edhe perime të tjera nëse dëshironi.
Super easy
Cheap
Ingredients
For 4 Person(s)
Supe
- 1 karrote
- 2 dege selinoje
- 1 presh
- 1 qepe e njome
- 1 kungull
- 2 domate
- 50 gr bizele
- 1 zhardhok koper (finok)
- 3 dege brokoli
- 3 dege lulelaker
- 1 patate
- 1 spec
- pak kripe
- pak vaj ulliri
- 1 gjethe dafine
- 2 feta buke te thekur
Supe krem perimesh Directions
- Pasi i pastrojmë e i lajmë mirë të gjitha perimet, i presim në copa të trasha dhe i vendosim në një tenxhere më ujë. I hedhim pak kripë dhe gjethen e dafinës dhe i lemë të ziejnë për disa minuta, derisa të shohim që perimet janë zbutur.
- Më pas grijmë gjithë supën me një grirës elektrik derisa të arrijmë një masë si krem.
- Hedhim supën krem në pjata dhe e shërbejmë të ngrohtë. Sipër shtojmë copa buke të thekur dhe vaj ulliri.
- Ju bëftë mirë!
|