Torte me qershi dhe cornflakes
Category:
Easy
Fairly cheap
Ingredients
For 4 Person(s)
Torte
- 100 gr cokollate e zeze
- 150 gr ckollate me qumesht
- 50 gr bajame
- 75 gr cornflakes
- 9 fleta xhelatine
- 500 gr maskarpone
- 1 pako sheqer vanilje
- 125 gr sheqer
- 3 banane
- 4 luge gjelle leng limoni
- 720 ml qershi te konservuara (komposto)
- 250 ml ajke
- 30 gr niseshte
Torte me qershi dhe cornflakes Directions
- Për të gatuar këtë ëmbëlsirë duhet që së pari të merremi me përgatitjen e pjesës bazë të tortës, nisim me copëtimin e cokollatës dhe e shkrijmë në një enë me ujë të nxehtë. Më pas i bashkojmë bajamet me cornflakes dhe hedhim cokollatën e shkrirë duke i përzier me kujdes.
Marrim një tepsi me diametër 26 cm, lyejmë pjesën fundore me vaj dhe me pas hedhim përzierjen, duke e lënë përreth 1 orë që të ftohet. Zbusim xhelatinën në ujë të ftohtë. Maskarponen, gjizën, sheqerin vanilje dhe 100 gr sheqer e përziejmë bashkë. Shtypim bananet në lëngun e limonit derisa të bëhen në formë pureje dhe i hedhim në masën me gjizë. Rrahim në mikser ajkën. Xhelatinën e copëtojmë me duar dhe më pas e shkrijmë në një enë të vendosur në zjarr së bashku me 5 lugë gjelle me gjizën e përzier mirë dhe me pas e përziejmë edhe me masën tjetër të gjizës.
Hedhim edhe ajkën e rrahur dhe vazhdojmë ti përziejmë mirë. Këtë krem e hedhim mbi shtresën e cokollatës që shtruam më parë në tepsi duke e rrafshuar mirë. E lëmë të ftohet për 3 orë. Kullojmë qershite e konservuara dhe lëngun e tyre e vëmë në zjarr të vlojë. Marrim 5 lugë lëng qershije dhe i përzijmë së bashku me sheqerin dhe niseshten në një tenxhere .I përziejmë vazhdimisht për 1 minutë në mënyrë që të mos ngjisë.
Pasi e largojmë nga zjarri, shtojmë pjesën e qershive dhe i përziejmë disa herë derisë të ftohet. Kete më pas e shtrojmë sipër shtresës së gjizës dhe e lëmë të ftohet për 2 orë të tjera. - Ju befte mire !
|