BriamFeatured

Category: 
Super easy
Cheap

Ingredients

For 6 Person(s)

Briam

  • 300 gr domate te buta
  • 0.5 filxhan caji vaj
  • piper i zi i fresket
  • pak sheqer
  • 0.33 e tufes majdanoz
  • djathe i bardhe per servirje
  • 200 gr kunguj
  • 300 gr patellxhane mesatar
  • 200 gr patate
  • 200 gr qepe
  • 2 thelpinj hudher
  • 250 gr bishtaja te fresketa ose frigoriferi
  • kripe

Briam Directions

  1. Pastrojme dhe presim patellxhanet ne rrath rreth 2 cm. I fusim ne nje tas me uje te ftohte dhe kripe, i leme per 20 min qe tu iki shija e hidhur. Pastrojme dhe kungujt, patatet dhe qepet duke i prere ne rrathe.
  2. Pastrojme hudhrat dhe i grijme imet. Nese perdorim bishtaja te fresketa, i lajme dhe i kullojme, u heqim bishtat dhe i presim rreth 4 cm. Lajme dhe pastrojme dhe domatet dhe i presim dhe keto ne feta. Gradojme furren ne 180*C.
  3. Kullojme patellxhanet dhe i fshijme. Ne nje tigan te thelle ngrohim vajin ne zjarr te forte. Skuqim patellxhanet duke i kthyer ne te dyja anet vetem njehere sa te marrin ngjyre. I heqim nga tigani dhe i vendosim ne nje kullese dhe me nje luge i shtypim qe tu dale vaji. Vajin e ruajme.
  4. Patellxhanet i vendosim ne nje tepsi. Keshtu vazhdojme dhe me perimet e tjera duke perfunduar me domaten. Ne cdo shtrese hedhim kripe, piper dhe sheqer. Perziejme vajin qe ruajtem me gjysem filxhani caji uje te nxehte dhe ua hedhim perimeve per siper.
  5. E mbulojme tepsine me leter alumini dhe e pjekim ne furre per 30 min. Heqim letren e aluminit dhe vazhdojme pjekjen edhe per 30 min te tjera. Pastrojme dhe lajme majdanozin, e grijme holle dhe ua hedhim perimeve persiper dhe e servirim me djathe te bardhe.
  6. Ju befte mire !

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top