KukurecFeatured

Super easy
Cheap

Ingredients

For 4 Person(s)

Kukurec

  • 1 pale zorre qengji
  • 300 gr te brendshme
  • kripe
  • piper
  • spec i kuq
  • rigon
  • 2 luge gjelle yndyre

Kukurec Directions

  1. Zorrët e qengjit pastrohen mirë dhe lahen duke i kthyer nga të dyja anët. Merren mëlçitë, gjëndrat, dhjamërat,  mushkëritë dhe priten në copa kubike mesatare. U hidhet kripë, piper i zi, rigon të cilat përzihen e me pas shkohen me radhë në hell një copë mushkëri, një copë gjendër, një copë mushkëri e kështu me radhë.
  2. Si të jenë shkuar të gjitha të brendshmet në hell pleksen me zorrët sipër duke i mbuluar këto. Kukureci bëhet më i shijshëm kur piqet në hell, mbi prush ose në furrë me zjarr të ngadaltë në mënyrë që të mos përvëlohet.
  3. Pasi të jetë skuqur nga të gjitha anët, hiqet nga helli, vendoset në pjatë dhe i hidhet piper i zi i bluar. Gjatë pjekjes në furrë spërkatet me lëngun e vet duke i hedhur edhe pak yndyrë. 

    Ju befte mire !

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top