Si te gatuajme Bifteket?Featured

Category: 
Super easy
Cheap
Preparation time
Cooking time
Waiting time 1h

Ingredients

For 4 Person(s)

Bifteku

  • 8 cope Biftek mesatar
  • 1 aq sa duhet Vaj Ullire
  • 1 gote Vere e bardhe
  • 1 aq sa duhen Kripe, Piper, Rigon

Si te gatuajme Bifteket? Directions

  1. Marinimi i biftekëve
  2. Para se të gatuhen, biftekët marinohen.  Marinimi bëhet si më poshtë:
  3. Në një pjatë hedhim pak piper, krip, rigon dhe i perziejme te gjitha së bashke.
  4. Marrim biftekët dhe fillojme ti lyejmë me këta përbërës në këtë mënyrë:
  5. Lyejmë biftekun e parë nga te dyja anet dhe e vendosim në një tasë të thellë, ku aty do ti rreshtojme të gjithe bifteket.  marrim biftekun e dyte dhe do ta lyejme vetem nga një anë, e cila eshte ana e siperme dhe mbase lyerjes e rreshtojme mbi biftekun e pare.
  6. Ne nuk do ti lyejme të dy anet, sepse nje ane e mbeshesim tek byfteku i marinuar.  Po ti lyejme te dyja anet do të na bëhen shume të kripura dhe me shumë piper e rigon. (kjo ka shumë rëndësi pasi biftekut i humbet shija)
  7. Mbasi i kemi marinuar të gjitha, hedhim goten e veres mbi biftek duke e mbuluar me nje pjate siper dhe e lemë gati 1 ore.
  8.  
  9. Gatimi
  10.  
  11. Në një tigan të thellë (ose tenxhere) vendosim aq bifteke sa do të marri ena.
  12. Hedhim vaj ulliri siper dhe 2 deri ne 3 luge nga lengu i marinimit dhe i veme për tu skuqur duke i mbuluar me kapak.  Duhet ti bëjmë në zjarre mesatar, jo në zjarr të nxituar duke i kthyer here pase here.  Kështu do te veprohet edhe me pjesën tjeter te ngelur.  Ne qoftese ju duken se mishi nuk eshte zbutur (kjo varet nga mishi që do të zgjidhni ju), i shtoni edhe një gote ujë dhe i lini për tu zijere.

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top