Gliko shalqiri Featured

Category: 

Shalqiri eshte fruti qe na shoqeron pergjate stines se veres. Permban shume vitamina e minerale dhe mund te themi qe nuk mund te kalojme veren pa shikuar kete frute . Zakonisht lekurat e shlqirit i hedhim por me to fare mire mund te gatuajme nje embelsire te shijshme sic eshte glikoja . 

Super easy
Cheap
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

gliko

  • 1 kg lekura shalqiri
  • 1 kg sheqer
  • 200 ml uje
  • 100 gr gelqere
  • 4 gjethe barbaroze
  • fara karaifili

Gliko shalqiri Directions

  1. Ne radhe te pare duhet te zgjedhim nje shalqi i cili e ka lekuren shume te trashe. Ne kete rast perftojme nje gliko fantastike . Fillojme duke qeruar pjesen jeshile te lekures. Pra per glikone na duhet vetem pjesa e bardhe, duke eleminuar dhe nese ka ngelur pak e kuqe . 
  2. Pasi ta kemi qeruar e presim ne copa te vogla katrore rreth 1-2 cm . Ne nje ene hedhim lekurat se bashku me gelqeren dhe uje derisa te mbuloje gjithcka. I leme te pushojne rreth 1 ore . Ky proces ndihmon lekurat e shalqirit te ruajne formen dhe transparencen kristalizuese.
  3. Pasi ka kaluar 1 ore , i shpelajme ne uje te rrjedhshem dhe i vendosim ne zjarr te ulet . Hedhim sheqerin se bashku me 200 ml uje . I leme ne zjarr te ngadalte derisa lengu te jete trashur. Glikoja eshte gati. Hedhim erezat dhe e leme te ftohet mbuluar. 
  4. Glikon e shalqirit e ruajme ne frigorifer ose ne vazo te mbyllura hermetikisht . 

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top