Pica te vogla me djathe FiladelfiaFeatured

Category: 
Easy
Fairly cheap

Ingredients

For 4 Person(s)

Perberesit per brumin per 25 pica

  • 250 gr miell
  • 250 gr djath filadelfia natyral
  • 50 gr gjalp
  • kripe

Perberesit per mbushjen

  • salce domatesh
  • djathe mocarela
  • rigon/borzilok

Pica te vogla me djathe Filadelfia Directions

  1. Vendosim ne mikser djathin filadelfia, miellin, gjalpin dhe pak kripe dhe i perziejme derisa te formohet nje top brumi. E nxjerrim nga mikseri, dhe nese brumi ngjit ne duar, shtojme pak miell. E punojme pak me dore, e mbeshtjellim me nje leter celofoni dhe e vendosim ne frigorifer per rreth 20 minuta ne menyre qe hapja e tij te jete me e lehte.
  2. Pasi te kete kaluar kjo kohe, e hapim brumin ne tavolinen e punes te lyer me pak miell dhe formojme disqe me ndihmen e nje forme te rrumbullaket ose te nje gote (madhesia sipas deshires). I vendosim picat e vogla ne nje tave ne te cilen kemi shtruar leter furre, i lyejm me nje luge te vogel salce domatesh, i sperkasim me pak rigon/borzilok dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 5 minuta. Pas kesaj, i nxjerrim nga furra, shtojme pak djath mocarela te grire, dhe i pjekim serisht per 10 minuta te tjera. I sherbejme te ngrohta.
  3. Keshille : Sipas deshires picave mund ti shtoni cfare te deshironi: copeza proshute, ullinj, kaperi, salcice etj.
  4. Ju befte mire ! 

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top