MajonezeFeatured

Category: 

Majoneza eshte nje nga salcat me te njohura e me te perhapura ne bote. Perdorimi i saj ne kuzhine eshte i gjere. Majoneza shkon mire me peshkun , me mishin e ftohte , me veze te ziera , me perime te ndryshme apo si baze per salca te tjera . Pergatitja e kesaj salce eshte shume e thjeshte, me pak perberes dhe me pak kujdes ne pergatitje do te arrijme nje majoneze perfekte. 

Easy
Fairly cheap
Preparation time

Ingredients

For 4 Person(s)

Majoneze

  • 2 te verdha veze
  • 250 ml vaj kikiriku ose luledielli
  • 1 luge kafeje uthull te bardhe
  • 0.5 limon
  • pak kripe
  • pak piper te bardhe

Majoneze Directions

  1. Gjeja kryesore qe duhet perpara se te fillojme majonezen eshte qe vezet dhe vaji duhet te jene ne temperature ambienti dhe te verdhat e vezeve duhen ndare mire nga te bardhat. 
  2. Marrim nje ene qelqi te madhe ne te cilen hedhim te verdhat e vezeve . Shtojme pak kripe dhe pak piper te bardhe sipas deshires. Shtojme gjithashtu edhe uthullen. Fillojme te rrahim perberesit me nje rrahes elektrik. Me pas fillojme te hedhim vajin fill, e duke vazhduar ngadale. (kujdes,  tek hedhja e vajit qendron sekreti per nje majoneze te mire ). Duhet ta trazojme me rrahesin elektrik gjithmone ne te njejtin drejtim derisa te kemi shtuar te gjithe vajin dhe te kemi arritur nje mase te trashe. Me pas gjithmone duke e rrahur, shtojme edhe lengun e limonit. Me pas do te shohim qe kemi arritur nje mase homogjene dhe te trashe.
  3. Ne kete menyre majoneza eshte gati dhe e vendosim ne vazo duke e futur ne frigorifer me pas. Majonezen e pergatitur mund ta ruajme perreth nje jave ne frigorifer . Salca e pergatitur eshte gati per tu sherbyer. 
  4. Ju befte mire ! 

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top