Filete merluci me domate
Category:
Merluci është një peshk shumë i shijshëm dhe i pasur me shumë vitamina. Këtë peshk mund ta gatuajmë në disa mënyra. Në recetën e sotme kemi sjellë merlucin të gatuar me domate të vogla e ullinj.
Super easy
Fairly cheap
Preparation time
Cooking time
Ingredients
For 4 Person(s)
Fileto merluci
- 4 fileta merluci
- 20 domate te vogla
- 10 kokrra ullinj pa berthame
- pak majdanoz te grire holle
- pak rigon
- 3 luge gjelle vaj ulliri
- 1 thelpi hudhre
Filete merluci me domate Directions
- Nëse përdorim merlucin e ngrirë e jo të freskët duhet ta lemë të shkrijë derisa të jetë gati për gatim.Hedhim vajin e ullirit në një tigan dhe hudhrën. E lemë me zjarr të ulët për disa minuta.
- Më pas shtojmë merlucin.Lajmë domatet e vogla dhe i ndajmë përgjysmë. Presim dhe ullinjtë përgjysmë.Shtojmë në tigan domatet e prera dhe ullinjtë. Hedhim pak kripë dhe mbulojmë tiganin me kapak.
- Lemë të piqet përreth 10-15 minuta.Më pas i hedhim sipër pak rigon.Hedhim në pjata merlucin dhe e shërbejmë të spërkatur sipër me majdanoz të grirë.
- Ju bëftë mirë!
|