Japrak me gjethe rrushiFeatured

Category: 
Super easy
Cheap

Ingredients

For 4 Person(s)

Japrak

  • 12 gjethe rrushi
  • 250 gr oriz kokerrumbullaket
  • 200 ml vaj ulliri
  • 1 qepe mesatare
  • 1 limon te shtrydhur
  • 1 luge te vogel mente
  • 1 luge te vogel koper
  • 1 luge majdanoz
  • pak piper

Japrak me gjethe rrushi Directions

  1. Si fillim, lajme mire gjethet e rrushit dhe i ziejme ne uje te vluar me kripe per rreth 5 minuta. I heqim nga uji duke i kulluar, i fshijme mire dhe i vendosim ne tavolinen e punes.
  2. Nderkohe pregatisim mbushjen: skuqim ne vaj ulliri qepen dhe hudhren te prera holle derisa te marri nje ngjyre te arte. Shtojme me pas orizin, menten, kopren, majdanozin, kripen, pak piper dhe duke i shtuar gjysme gote uje te nxehte dhe pak kripe, i leme te ziejne per rreth 10 minuta duke i perziere here pas here ne menyre qe orizi te mos ngjitet.
  3. Masen e perftuar e leme te ftohet, dhe kur te jete ftohur vendosim nga ajo nje luge te vogel mbi cdo gjethe rrushi ne ekstremitetin aty ku gjendet kemba.
  4. E mbyllim gjethen fillimisht anash me pas e rrotullojme qe te mos dal mbushja.Ne nje tave te thelle rendisim japraket njeri pas tjetrit dhe shtojme gjysme gote uje me kripe dhe me leng limoni. E mbyllim me nje kapak dhe i fusim ne furre ne temperature 120 grade per 1 ore e gjysme. I servirim te ftohta.
  5. *Keshille: Nqs perdorni gjethet e rrushit ne kuti, lerini ne uje per te pakten 12 ore, kullojini dhe fshijni mire. Nqs nuk keni gjetur gjethe rrushi, japraket mund te pregatiten gjithashtu me gjethe lakre te cilat i ziejme fillimisht. Per me teper kjo antipaste eshte e perkryer per te shoqeruar pjatat e peshkut.
  6.  
  7. Ju befte mire!

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top