Ullinj të mbushur (Olive all’ascolana)
Category:
Ullinjtë e mbushur ( ose si thuhet në italisht olive all’ascolana) janë një pjatë tipike e zonës së Ascoli Piceno në Itali, nga ku marrin edhe emrin. Kjo pjatë shërbehet si antipastë dhe është shumë e shijshme. Sekreti i kësaj pjate qëndron në durimin që duhet për ti mbushur një e nga një ullinjtë, por ia vlen mundimi i bërë kur provojmë shijen e kësaj pjate.
Fairly difficult
Fairly cheap
Preparation time
Ingredients
For 4 Person(s)
Ullinj te mbushur
- 500 gr ullinj te medhenj te vendosur ne shellire me pare
Perberesit per mbushjen
- 50 gr mish vici
- 50 gr mish derri
- 50 gr mish pule
- 10 gr tul buke
- 0.5 karrote
- 0.5 dege selino
- 0.5 qepe
- 2 luge vaj ulliri
- 150 ml vere e bardhe
- 1 veze
- 40 gr djathe parmixhan i grire
- pak kripe
- pak piper
- pak karaifil i grire ne pluhur
- pak arre moskat te grire
- pak lekure te grire limoni
Perberesit per skuqjen
- 1 veze
- pak miell
- pak galete
- 500 ml vaj per skuqje
Ullinj të mbushur (Olive all’ascolana) Directions
- Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe shtojmë perimet e grira, ( karrotën, qepën dhe selinonë). I skuqim mirë dhe më pas shtojmë mishin e prerë në copa kubike të vogla. E kavërdisim dhe e skuqim mirë. Më pas e shuajmë me verën e bardhë, i hedhim pak kripë e piper dhe mbulojmë tiganin me kapak duke e lënë mishin të piqet ngadalë me zjarr të ulët.
- Pasi është bërë mishi, e lemë të ftohet dhe pastaj e grijmë në mikser. Hedhim masën në një enë qelqi të madhe. Shtojmë në të përbërësit e mbetur, karaifilin pluhur, arrën moskat, djathin e grirë, tulin e bukës të grirë, vezën dhe lëkurën e grirë të limonit. I përziejmë me dorë mirë derisa të krijojmë një masë homogjene. Mbulojmë enën dhe e lemë të pushojë rreth 30-40 minuta.
- Ndërkohë kalojmë në pjesën e gatimit që duhet më durim. Duhet të heqim bërthamat e ullinjve. Me majën e një thike qërojmë ullinjtë sikur të qëronim një mollë duke pasur kujdes që të mos këputet lëkura, ( s’duhet ta shkëpusim dorën deri në fund). Pasi i kemi qëruar të gjithë, marrim mbushjen që ka pushuar dhe duke marrë nga pak, fillojmë ti mbushim një e nga një. Në tre pjata të ndryshme hedhim në secilën pak miell, te tjetra vezën e rrahur e te tjetra pak galetë.
- Pasi i kemi mbushur të gjithë, kalojmë një e nga një ullinjtë në fillim në miell, pastaj në vezë e në fund në galetë. I skuqim ullinjtë në vaj të nxehtë derisa të marrin një ngjyrë të artë. Hedhim ullinjtë në pjatë me letër kuzhine poshtë që të thithë pak vaj.
- Servirim ullinjtë e mbushur të ngrohtë.
- Ju befte mire !
|