Embelsire me fruta pylli dhe luleshtrydhe Featured

Category: 

Kjo ëmbëlsire me fruta pylli sipër është fantastike. Një recete embelsire e lehte për tu përgatitur nga kushdo. Përdorni frutat tuaja të preferuara ose zgjidhni kuq e zi si ne rastin tonë, me fruta pylli dhe luleshtrydhe.

Easy
Fairly cheap
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Per brumin

  • 200 gr miell
  • 125 gr gjalp
  • 50 gr bajame te grira
  • 1 e verdhe veze
  • 40 ml uje
  • 3 luge sheqer
  • pak kripe

Per kremin

  • 300 ml pana
  • 250 gr maskarpone
  • 50 gr sheqer
  • 2 pako vanilje

Per siper

  • 150 gr fruta pylli te zeza
  • 100 gr luleshtrydhe

Embelsire me fruta pylli dhe luleshtrydhe Directions

  1. Përgatitja e brumit
  2. Në një enë qelqi hedhim miellin, pak kripë dhe sheqerin. I përziejmë së bashku. Shtojmë gjalpin në temperature ambienti (nëse do përdorim robot kuzhine, gjalpi duhet të jetë i ftohte). Përziejmë të gjithë masën me kujdes me majat e gishtave. Shtojmë e pas bajamet e grira.
  3. Më pas e hapim masën dhe në mes hedhim vezën së bashku me ujin. E përziejmë mirë derisa të arrijmë një mase homogjene. Brumin e krijuar duhet ta mbështjellim me qeske dhe ta lemë të pushoj në frigorifer për të paktën 30 minuta.
  4. Pasi brumi ka pushuar, e vendosim ne tavolinën e punës dhe e hapim me trashësi rreth gjysme milimetri dhe me diametrin e tavës. Nëse brumi është ngurtësuar, mund ta lini pak te pushoje. E shtrojmë në tavë duke vendosur letër kuzhine. E shpojmë sipër me pirua në mënyrë të njëtrajtshme.
  5. Sipër i vendosim edhe një shtresë me letër kuzhine, dhe sipas dëshirës mund te shtoni oriz ose fasule. Kështu peta nuk rrezikon te fryhet dhe do të ruaje formën.
  6. E pjekim në furë të nxehte, në temperaturën 180°C për 15 minuta.
  7. Përgatitja e Kremit
  8. Rrahim panen e ftohte (kremin e qumështit) me mikser ose robot kuzhine. Me pas shtojmë maskarpone dhe ne shpejtësi mesatare i përziejmë mire. Shtojmë sheqerin dhe vaniljen dhe vazhdojmë ti rrahim. Rrisim shpejtuesin e mikserit dhe sapo kremi fillon te trashet, e hedhim ne xhepin e pastiçerit dhe e ruajmë ne frigorifer.
  9. Përgatitja ëmbëlsire me fruta pylli
  10. Pasi kemi lare me kujdes frutat dhe luleshtrydhet, i presim këto të fundit për së gjati.
  11. Marrim tavën tashme te ftohur, dhe shtrojmë një shtrese me krem. Sipër hedhim fruta pylli te zeza ose miks dhe luleshtrydhe.
  12. Ëmbëlsirën e ruajmë ne frigorifer. Ne momentin e shërbimit e presim ne copa dhe ëmbëlsira me fruta pylli dhe luleshtrydhe është gati.
  13. Ju beftë mirë !

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top