Kek me arre kokosiFeatured

Category: 

Kjo është një recetë shumë e thjeshtë për të përgatitur nje kek te lehtë . Eshtë një nga ëmbëlsirat që përgatitet në ishujt dhe brigjet afrikane.

Easy
Fairly cheap
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Kek me arre kokosi

  • 125 gr gjalpe i bute
  • 150 gr sheqer
  • 3 veze
  • 75 gr miell
  • 125 gr arre kokosi
  • 1 pako pluhur vanilje
  • pak rum (fakoltativ)

Kek me arre kokosi Directions

  1. Në një enë  hedhim gjalpin e bute së bashku me sheqerin. Me rrahësin elektrik ose me rrahëse te thjeshte i përziejmë së bashku. Shtojmë vezët një e nga një duke trazuar.
  2. Në hapin tjetër, shtojmë miellin e situr mirë. Shtojmë edhe vaniljen dhe pak rum ( nëse ju pëlqen) dhe në fund arrën e kokosit.
  3. Pasi i kemi përzier mirë të gjithë përbërësit, hedhim masën e përgatitur në një tavë të lyer paraprakisht me gjalpë për të evituar ngjitjen.
  4. Ëmbëlsirën e fusim në furrë të nxehte paraprakisht në 180 gradë C. Pjekja duhet të zgjasë rreth 30-35 minuta (në varësi të furrës). 
  5. Pas pjekjes ëmbëlsirën kek e lemë të ftohet dhe më pas  i hedhim siper arre kokosi te grire. Ndajmë kekun në copa në formë kubi dhe e shërbejmë.
  6. Ju bëftë mirë!

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top