Perime ne avull
Category:
Perimet bëjnë shumë mirë për shëndetin tonë, sepse përmbajnë vitamina nga më të ndryshmet. Duhet ti konsumojmë sa më shumë gjatë vakteve. Perimet, në çfarë do lloj mënyre i gatuajmë, nuk duhen të jenë shumë të ziera sepse humbasin të gjitha vlerat ushqyese. Zierja në tenxhere me avull është mënyra më e mirë e më e shëndetshme për të gatuar perimet dhe jo vetëm. Në këtë mënyrë perimet nuk janë në kontakt me ujin dhe ruajnë të gjitha vlerat ushqyese.
Super easy
Cheap
Ingredients
For 4 Person(s)
Perime
- 2 patate
- 2 karrota
- 150 gr lulelaker te bardhe
- 150 gr brokoli
- pak kripe
- vaj ulliri
- 1 dege rozmarine
Perime ne avull Directions
- Marrim perimet i lajmë me ujë të rrjedhshëm. Qërojmë patatet dhe karrotat dhe i presim në copa. Ndajmë dhe lulet e lulelakrës dhe të brokolit. Vemë perimet të ziejnë në tenxheren me avull, i hedhim dhe pak kripë. Ne qofte se dëshironi mund ti shtoni dhe një degë rozmarine për ti dhënë aromë perimeve. Pasi janë zier i vendosim perimet në një pjatancë, i hedhim sipër majdanoz dhe pak vaj. Mund ti shërbejmë si të ngrohta ashtu edhe të ftohta.
- Ju bëftë mirë !
|