Muamar orizi me pule dhe arraFeatured

Category: 

Kjo është një recete gatimi shume e shijshme dhe tepër e veçante për tryezën e çdo amvisi. Përgatitja e muamar orizi është shumë e thjeshtë dhe e shpjeguar me detaje në vazhdim. Këtë pjatë mund ta vendosni në qendër të tryezës dhe komplimentet nuk do të mungojnë.

 

Super easy
Cheap
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Muamar orizi

  • 1 pule rreth 1 kg
  • 5 gota supe perimesh
  • 0.5 filxhan arra te therrmuara
  • 3 luge rozmarine dhe trumze te fresket (copetuar)
  • 2 luge rrush te thate
  • 4 filxhan oriz egjiptian
  • 3 gota qumesht
  • 2 gota krem qumeshti
  • pak kripe
  • pak piper

Muamar orizi me pule dhe arra Directions

  1. Nxehni furrën në një temperaturë prej 180 Celsius.
  2. Lajeni pulën me kripë dhe ujë nga brenda dhe jashtë, pastaj shpëlajeni dhe thaheni.
  3. Supën me perimet e lëmë të ziejë (uji me karota, selino, qepë kripë, dhe piper) deri sa te valojë dhe pastaj hidhni brenda një copë koncentrat pule për 5 minuta pastaj hiqeni nga zjarri dhe liheni të ftohet.
  4. Arrat përziejeni me rozmarinë, trumzë dhe rrush të thatë dhe pastaj përziejeni dhe mbushni pulën dhe lidheni me një fije të trashë.
  5. Vendos oriz brenda në tavë (template) ose në një enë të thellë, shtoni gjysmën e sasisë se qumështit dhe hidhini kripë dhe piper dhe pastaj vendosni pulën e mbushur mbi oriz, pastaj shtoni pjesën tjetër të shumës së qumështit dhe kremin (mund të vendosni një sasi të kremit mbi pule kështu që të marrë ngjyrën e duhur kur të piqet në furrë).
  6.  Vendoseni tavën në furrë për rreth një orë ose derisa pula të jetë pjekur plotësisht (duke marrë parasysh që të jetë mbuluar me letër alumini gjysmën e kohës).
  7. Lëreni të ftohet pak dhe pastaj servireni.
  8. Ju bëftë mirë!

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top