Gjylnar – Ëmbëlsire DibraneFeatured

Super easy
Cheap
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 6 Person(s)

Perberesit per gjylnar

  • 4 kokrra veze
  • 250 gr gjalpe
  • 300 ml qumesht
  • 100 gr sheqer
  • 300 gr miell
  • 1 luge caji me maja per embelsira
  • pak vanilje sipas deshires

Per sherbetin

  • 150 ml uje
  • 200 gr sheqer
  • pak leng limoni

Gjylnar – Ëmbëlsire Dibrane Directions

  1. Ziejmë qumështin me gjalpin dhe sheqerin. Pasi kanë marrë një valë, hedhim ngadalë miellin e situr duke e përzier mirë. Pasi masa te filloi të shkëputet nga bordi e heqim dhe e lëmë të ftohet. Me pas me ndihmën e një roboti kuzhine bashkojmë vezët me brumin. Nëse e përzieni me dorë, mund ti hidhni vezët një nga një. Masën e krijuar e ndajmë në pjesë të vogla dhe me pas i japim formën e dëshiruar. I shtrojmë në një tavë me letër kuzhine dhe me pas i pjekim në temperaturën 180°C për 30 minuta përafërsisht.
  2. Ndërkohë përgatisim sherbetin.
  3. Hedhim ujë në një enë dhe e çojmë në zjarr mesatar, me pas shtojmë sheqerin. Pasi sherbeti të fillojë të marrë valë hedhim lëngun e limonit dhe e lemë për 3-4 minuta në zjarr.
  4. Pasi të jenë pjekur ëmbëlsirat, e nxjerrim tavën dhe e lëmë të ftohet për 5 minuta, më pas i hedhim sherbetin. Tavën e mbulojmë me një letër alumini.
  5. Pas disa orësh ëmbëlsirat janë gati dhe mund ti shërbejmë.
  6. Ju bëftë mirë!

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top