Trilece
Category:
Trilece eshte nje embelsire shume e mire sidomos per femijet. Kjo lloj embelsire eshte shume e njohur ne Ameriken Latine dhe thuhet qe origjinen e ka pikerisht atje, nga merr edhe emrin 'tre leches ' ( dmth tre lloj qumeshti). Trilece eshte nje pandispanje e lagur me qumesht dhe me karamel.
Easy
Fairly cheap
Preparation time
Cooking time
Ingredients
For 6 Person(s)
Perberesit per pandispanjen
- 6 veze
- 200 gr miell
- 200 gr sheqer
- pak vanilje pluhur
Perberesit per kremin
- 300 gr qumesht
- 300 gr pana te fresket
- 300 gr qumesht Panda
- pak karamel
Trilece Directions
- Fillojme me pregatitjen e pandispanjes
- Ndajme te verdhat e vezeve nga te bardhat dhe fillojme e i rrahim keto te fundit me rrahesin elektrik. Vazhdojme ti rrahim derisa te arrijne nje mase te bardhe si shkume . Ne kete pike shtojme me ngadale sheqerin te perzier me vaniljen duke e trazuar gjithmone. Shtojme me pas te verdhat e vezeve nje e nga nje e vazhdojme ti rrahim perseri. Pasi jane perzier mire shtojme miellin me kujdes qe te mos behen kokrriza . I trazojme mire derisa te gjithe perberesit te jene bashkuar e te kene formuar nje mase homogjene . E hedhim masen e pregatitur ne nje tave te lyer me gjalpe. E vendosim taven te piqet ne furre te nxehte 180 grad perreth 25-30 min.
- Pasi eshte pjekur panispanja e leme te ftohet pak. Me pas e nxjerrim nga tava dhe e shpojme komplet nga te dyja anet me majen e nje thike. Ne nje ene hedhim qumeshtin dhe shtojme ngadale edhe qumeshtin panda , i trazojme mire bashke derisa ky i fundit te jete shkrire komplet . Hedhim panen e fresket ne taven qe kemi pjekur pandispanjen. Vendosim siper pandispanjen. Hedhim mbi te pergatitjen e qumeshtit. Siper shtojme karamel (mund te shtoni sipas deshires cokollate te shkrire ). Vendosim embelsiren ne frigorifer per disa ore perpara se ta sherbejme. Me pas e presim ne copa katrore te vogla dhe e servirim.
- Ju befte mire !
|