Receta per supe franceze
Category:
Supa franceze ose supa me qepë (soupe à l’oignon) është një pjatë shumë e njohur në Francë dhe jo vetëm. Kjo pjatë është tradicionale edhe për shumë vende të tjera pasi është një pjatë e varfër, me pak përbërës ku mbizotëron qepa. Këtë pjatë të thjeshtë por me një shije të mrekullueshme, e gjejmë në restorantet më të mira franceze.
Easy
Fairly cheap
Preparation time
Cooking time
Ingredients
For 8 Person(s)
Supe franceze
- 2 kg qepe te medha te grira imet me thike
- 100 gr gjalpe
- 0.5 luge caj sheqer geshtenje
- 2 l leng mishi
- 1 luge gjelle miell
- 150 ml vere e bardhe
- 2 luge gjelle whisky
- pak kripe
- pak piper
Per pjesen siper duhen
- 50 gr gjalpe i shkrire
- 16 feta buke te thekura (baguette)
- 1 thelpi hudher
- 180 gr groviera e grire (lloj djathi)
Receta per supe franceze Directions
- Shkrijmë 75 gr gjalpë në një tigan të madh ose tenxhere me kapak,në zjarr te ngadaltë.Shtojmë qepët,mbulojmë tiganin me kapak dhe i lemë te piqen avash avash përreth 15 minuta,duke i përzier herë pas here.Heqim kapakun,ngremë zjarrin dhe shtojmë sheqerin.E skuqim dhe përreth 45 minuta të tjera duke e përzier vazhdimisht.
- Në një tenxhere tjetër hedhim lëngun e mishit dhe e lemë derisa të ziejë. Shkrijmë në një enë të vogël dhe pjesën tjetër të gjalpit. Te gjalpi shtojmë miellin dhe 2 lugë lëng mishi. Përziejmë masën derisa të mpikset dhe në vazhdim e hedhim te tenxherja me lëngun e mishit.I trazojmë mirë.
- Kur qepët të jenë gati,shtojme verën dhe e lemë derisa të avullojë dhe pastaj shtojmë lëngun e mishit.Përziejmë supën vazhdimisht derisa të marri valë dhe e lemë të ziejë për 30 minuta pa e mbuluar tenxheren.
- Më pas shtojmë whiskin, pak kripë e pak piper dhe nëse mundemi e lemë supën 24 ore pa e servirur.
Dhe kur të duam ta servirim supën, e hedhim në tava të vogla (sa për një person).Ndërkohë përgatisim fetat e bukës për tia vendosur sipër. Grijmë hollë hudhrën dhe e përziejmë me gjalpin. Spërkasim fetat e bukës me këtë përzierje dhe pak djathë. Fusim në furrë fetat e bukës për disa minuta sa të thahen pak. - Më pas vendosim mbi çdo tavë nga dy feta buke, hedhim sipër djathë groviera të grirë (duhen mbuluar me djathë komplet fetat e bukës). Vendosim tavat në furrë të nxehtë 250°C për disa minuta, derisa të jetë krijuar sipër një kore e artë. Më pas e nxjerrim nga furra dhe servirim menjëherë supën duke i dhënë çdo personi nga një tavë të vogël.
- Ju bëftë mirë !
|