Qofte me bizele Featured

Category: 
Super easy
Cheap
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Per brumin e qofteve

  • 500 gr mish i grire
  • 1 veze
  • 3 thelpinj hudhre e grire
  • pak nenexhik
  • pak piper
  • pak kripe
  • 0.5 luge gjelle miell
  • 0.5 luge gjelle vaj ulliri

Per salcen

  • 1 qepe e vogel
  • 1 dege selinoje
  • 5 gjethe borziloku
  • 5 luge vaj ulliri
  • 6 thelpinj hudhre
  • pak kripe
  • pak piper
  • 300 ml salce domate
  • 350 gr bizele te ziera

Qofte me bizele Directions

  1. Fillojmë të përgatisim qoftet. Përziejmë te gjithë përbërësit mirë në një enë qelqi. Pastaj i shtojmë pak miell sa të mbledhim brumin e pak vaj ulliri. Pasi e mblodhëm mirë, e ndajmë brumin në pjesë të vogla si lajthi.I vendosim qoftet e vogla në një tavë e ndërkohë përgatisim salcën.
  2. Në një tigan me kapak hedhim vaj ulliri dhe qepën e grirë hollë. I kavërdisim mirë e më pas shtojmë selinonë e grirë me grirësin elektrik dhe hudhrën e grirë. I trazojmë mirë e më pas shtojmë salcën e domates. I mbulojmë me kapak dhe e lemë disa minuta të ziejë. Më pas i shtojmë 150 ml ujë të ngrohtë dhe sa të fillojë të marrë valë shtojmë qoftet dhe bizelet.
  3. Të gjitha bashkë i lemë te ziejnë ngadalë përreth 30 minuta duke e mbuluar tiganin me kapak.Shërbejmë qoftet me bizele të ngrohta duke i shoqëruar me feta buke.
  4. Ju bëftë mirë!

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top