Quiche Lorraine – Recete gatimi francezeFeatured

Category: 

Quiche lorraine është gatim klasik i kuzhinës franceze. Gatim i thjeshtë, ekonomik dhe i shijshëm. Quiche lorraine përbehët nga brumi, kremi qumështit me vezët, dhe perimet. Quinche mund të shërbehet edhe si pjatë e ftohtë për një aperitiv me miqtë.

Easy
Fairly cheap
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Per brumin

  • 250 gr miell
  • 125 gr gjalpe
  • 1 e verdhe veze
  • 50 ml uje
  • Pak kripe

Per kremin e qumeshtit

  • 300 ml qumesht
  • 3 veze
  • pak kripe
  • pak piper
  • pak arre moskat

Perimet

  • 1 qepe e kuqe
  • pak majdanoz
  • 1 karrot
  • 1 kungull
  • 1 spec i prere ne forme rrethore
  • 50 gr kerpudha
  • 100 gr domate qershi
  • 30 gr ullinj te zinj
  • pak djathe i grire kackavall
  • salmon i tymosur

Quiche Lorraine – Recete gatimi franceze Directions

  1. Si fillim përgatisim brumin për Quiche lorraine.Ne një enë hedhim miellin, kripen, gjalpin. Me majat e gishtave përziejmë gjalpin me miellin derisa përbërja e miellit me gjalpin te behet si rëra. E fërkojmë përbërjen paksa mes duarve. Ky proces nuk duhet të zgjas gjatë.
  2. E hapim miellin dhe hedhim ujin në mes. Shtojmë dhe të verdhen e vezës. Ngjeshim brumin shpejt në mënyre që të gjithë përbërësit te përzihen mirë. Brumi duhet të jetë homogjen.
  3. Ne planin e punës shtrojmë letër kuzhine, hedhim pak miell dhe fillojmë të hapim brumin me pec të trashe duke bere kujdes çarjet që mund te krijohen anash. E vendosim me gjithë letër mbi tave dhe e shpojmë lehte me piru.
  4. Në mungesë te letrës se kuzhinës, lyejmë tavën me gjalpë për të evituar ngjitjen.Brumi i tepërt qe del sipër bordit së tavës mund të pritet me thikë, ose thjesht duke kaluar pecin sipër tavës.
  5. Vendosim tavën në frigorifer dhe vazhdojmë me përgatitjet e perimeve. Pasi i kemi larë presim perimet në formë kubike dhe shtojmë pak vaj ulliri, pak majdanoz dhe pak kripë. I vendosim në zjarr të ngadaltë.
  6. Shtojmë dhe kërpudhat se bashku me pak gjalpë (sipas dëshirës). Në një enë qelqi hedhim tre vezë dhe i rrahim me piru, shtojmë pak pana dhe pak qumësht (në mungese të panës shtoni vetëm qumësht. Masat e kremit të qumështit , duhet pak a shume, aq sa te mbulojnë perimet në tavë.
  7. Ndërkohe furrin e ndezim në temperaturën 180 grade. Nxjerrim taven ku hapem brumin nga frigoriferi. Hedhim pak djathë të grire kackavall, pastaj shtrojmë perimet. Hedhim kremin e përgatitur, disa domate qershi, përseri pak arre moskat, vendosim sipër salmonin e tymosur dhe e vendosim në furrë 180 grade përreth 50 – 60 min. Pasi është pjekur e lini të ftohet dhe e shërbejmë quinche lorraine në copa.
  8. Ju bëftë mirë !

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top