Sallate ruseFeatured

Category: 

Sallata ruse është një pjatë e ftohtë, tipike e kuzhinës ruse, e njohur në gjithë botën. është një pjatë shumë e shijshme, me bazë perime të ziera të përziera me majonezë. Ekzistojnë shumë variante të kësaj pjate, ne po japim versionin më të thjeshtë.

Super easy
Cheap

Ingredients

For 4 Person(s)

Sallate ruse

  • 3 karrota
  • 200 gr bizele
  • 3 patate
  • 50 gr kastraveca turshi
  • 2 veze
  • pak uthull
  • pak kripe
  • pak vaj ulliri
  • 300 gr majanoze

Sallate ruse Directions

  1. Pasi i kemi qëruar dhe larë karrotat dhe patatet i presim ne kubik të vëgjël. Në një tenxhere me avull vemë të ziejnë karrotat,patatet dhe bizelet. Pasi janë zier, i lemë të ftohen. Ndërkohë ziejmë edhe vezët dhe i lemë edhe këto të ftohen.
  2. Marrim një enë të madhe ku hedhim të gjitha perimet, kastravecët e prerë.vaj, pak uthull, pak kripë. Më pas bashkojmë majonezën dhe një vezë të prerë në copa të vogla. Sallatën e përgatitur e lëmë në frigorifer për të paktën një orë përpara se ta shërbejmë. Më pas mund ta zbukurojmë edhe me vezët e ziera sipër, të prera në mes.
  3. Ju befte mire !

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top