Speca me domateFeatured

Category: 

Specat e pjekur të shoqëruar me domate të skuqura janë një pjatë verore e shijshme. Në këtë stinë perimet janë të freskëta dhe të mira dhe me to mund të gatuajmë shumë pjata të ndryshme. Specat e gatuara në këtë mënyrë mund edhe ti përziejmë me makarona ose shoqërojmë një pjatë mishi.

Super easy
Cheap

Speca me domate

Similar recipes

Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Speca me domate

  • 1 spec i kuq i madh
  • 1 spec i bardhe
  • 1 spec jeshil
  • 400 gr domate te fresketa
  • 4 thelpinj hudhre
  • 3 qepe te njoma
  • pak kripe
  • pak piper
  • pak majdanoz
  • 3 luge gjelle vaj ulliri

Speca me domate Directions

  1. Si fillim lajmë mirë specat dhe i thajmë me letër. Vendosim specat në zgarë të piqen.
  2. Më pas pasi i kemi qëruar mirë, i presim në copa.Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe grijmë hollë qepën e njomë dhe hudhrën.
  3. E kavërdisim pak derisa të zbutet. Më pas shtojmë domatet e prera në copa. Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë të ziejë për pesë minuta.
  4. Më pas shtojmë specat e prera, pak kripë e pak piper. Mbulojmë me kapak përsëri dhe e lemë të ziejë me zjarr të ngadaltë derisa të shohim që salca është lidhur.
  5. Pasi është gati, në fund shtojmë majdanoz të grirë hollë dhe e trazojmë.
  6. Hedhim specat me domate në pjatë dhe i shërbejmë.
  7. Kjo pjatë mund të shijohet edhe e ftohtë.
  8. Ju bëftë mirë !

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top