Embelsire me fruta pylli dhe luleshtrydhe
Category:
Kjo ëmbëlsire me fruta pylli sipër është fantastike. Një recete embelsire e lehte për tu përgatitur nga kushdo. Përdorni frutat tuaja të preferuara ose zgjidhni kuq e zi si ne rastin tonë, me fruta pylli dhe luleshtrydhe.
Easy
Fairly cheap
Preparation time
Cooking time
Ingredients
For 4 Person(s)
Per brumin
- 200 gr miell
- 125 gr gjalp
- 50 gr bajame te grira
- 1 e verdhe veze
- 40 ml uje
- 3 luge sheqer
- pak kripe
Per kremin
- 300 ml pana
- 250 gr maskarpone
- 50 gr sheqer
- 2 pako vanilje
Per siper
- 150 gr fruta pylli te zeza
- 100 gr luleshtrydhe
Embelsire me fruta pylli dhe luleshtrydhe Directions
- Përgatitja e brumit
- Në një enë qelqi hedhim miellin, pak kripë dhe sheqerin. I përziejmë së bashku. Shtojmë gjalpin në temperature ambienti (nëse do përdorim robot kuzhine, gjalpi duhet të jetë i ftohte). Përziejmë të gjithë masën me kujdes me majat e gishtave. Shtojmë e pas bajamet e grira.
- Më pas e hapim masën dhe në mes hedhim vezën së bashku me ujin. E përziejmë mirë derisa të arrijmë një mase homogjene. Brumin e krijuar duhet ta mbështjellim me qeske dhe ta lemë të pushoj në frigorifer për të paktën 30 minuta.
- Pasi brumi ka pushuar, e vendosim ne tavolinën e punës dhe e hapim me trashësi rreth gjysme milimetri dhe me diametrin e tavës. Nëse brumi është ngurtësuar, mund ta lini pak te pushoje. E shtrojmë në tavë duke vendosur letër kuzhine. E shpojmë sipër me pirua në mënyrë të njëtrajtshme.
- Sipër i vendosim edhe një shtresë me letër kuzhine, dhe sipas dëshirës mund te shtoni oriz ose fasule. Kështu peta nuk rrezikon te fryhet dhe do të ruaje formën.
- E pjekim në furë të nxehte, në temperaturën 180°C për 15 minuta.
- Përgatitja e Kremit
- Rrahim panen e ftohte (kremin e qumështit) me mikser ose robot kuzhine. Me pas shtojmë maskarpone dhe ne shpejtësi mesatare i përziejmë mire. Shtojmë sheqerin dhe vaniljen dhe vazhdojmë ti rrahim. Rrisim shpejtuesin e mikserit dhe sapo kremi fillon te trashet, e hedhim ne xhepin e pastiçerit dhe e ruajmë ne frigorifer.
- Përgatitja ëmbëlsire me fruta pylli
- Pasi kemi lare me kujdes frutat dhe luleshtrydhet, i presim këto të fundit për së gjati.
- Marrim tavën tashme te ftohur, dhe shtrojmë një shtrese me krem. Sipër hedhim fruta pylli te zeza ose miks dhe luleshtrydhe.
- Ëmbëlsirën e ruajmë ne frigorifer. Ne momentin e shërbimit e presim ne copa dhe ëmbëlsira me fruta pylli dhe luleshtrydhe është gati.
- Ju beftë mirë !
|