Kek me arre kokosi
Category:
Kjo është një recetë shumë e thjeshtë për të përgatitur nje kek te lehtë . Eshtë një nga ëmbëlsirat që përgatitet në ishujt dhe brigjet afrikane.
Easy
Fairly cheap
Preparation time
Cooking time
Ingredients
For 4 Person(s)
Kek me arre kokosi
- 125 gr gjalpe i bute
- 150 gr sheqer
- 3 veze
- 75 gr miell
- 125 gr arre kokosi
- 1 pako pluhur vanilje
- pak rum (fakoltativ)
Kek me arre kokosi Directions
- Në një enë hedhim gjalpin e bute së bashku me sheqerin. Me rrahësin elektrik ose me rrahëse te thjeshte i përziejmë së bashku. Shtojmë vezët një e nga një duke trazuar.
- Në hapin tjetër, shtojmë miellin e situr mirë. Shtojmë edhe vaniljen dhe pak rum ( nëse ju pëlqen) dhe në fund arrën e kokosit.
- Pasi i kemi përzier mirë të gjithë përbërësit, hedhim masën e përgatitur në një tavë të lyer paraprakisht me gjalpë për të evituar ngjitjen.
- Ëmbëlsirën e fusim në furrë të nxehte paraprakisht në 180 gradë C. Pjekja duhet të zgjasë rreth 30-35 minuta (në varësi të furrës).
- Pas pjekjes ëmbëlsirën kek e lemë të ftohet dhe më pas i hedhim siper arre kokosi te grire. Ndajmë kekun në copa në formë kubi dhe e shërbejmë.
- Ju bëftë mirë!
|